Altin Jaku, sekretari i prefekturës së Lezhës është pezulluar nga detyra pas denoncimit të bërë mbrëmë nga një qytetar në emisionin investigativ STOP.
Altin Baruti e akuzon se i ka vjedhur një llogari bankare prej 150 milionë lekësh të vjetra të depozituara në vitin 2013 në filialin e një banke të nivelit të dytë në Lezhe, në kohën kur Jaku ishte drejtor i saj.
Denoncuesi e kishte konstatuar zhdukjen e depozitës se tij vetëm dy vejte pasi ai tërhiqte përqindjet e parave pasi banka e lajmëron se ai nuk ka me para aty.
Pas skandalit që ndodhi në filialin e bankës në qytetin e Lezhës, Baruti kontaktohet nga presidenti i bankës, shtetas grek, i cili kërkon një takim me të.
Dokumentet që disponon denoncuesi dhe organi i prokurorisë tregojnë se paratë e depozitës së tij kanë kaluar përmes 4 transfertave tek persona të ndryshëm të afërt me ish drejtorin Altin Jaku.
Në filmimet qe transmetoi emisioni STOP të realizuara përmes një kamere të fshehte me një ish punonjës te bankës ai deklaroi se si rasti i Altin Barutit kishte dhe shumë raste të ngjashme në filialin ku ai punonte me parë.
Altin Jaku ka mbajtur më parë edhe detyrën e prefektit te komanduar të Lezhës.