Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “Tempora” në Ora News, publikoi një foto të zv/ambasadorit të OSBE-së duke zgjidhur një fjalëkryq, ndërsa shtoi se ka diplomatë që favorizojnë kriminelë.
Kryemadhi: Regjisë tuaj i kam dhënë një fotografi. Ky është përfaqësuesi i OSBE-së që zgjidh fjalëkryqe në Shqipëri kur bëhen protesta apo zhvillohen zgjedhjet. Fjalëkryqet nuk zgjidhen me kostum. Ky është që thotë se blerja e votës nuk ndikon në rezultat. Këta kanë certifikuar shitblerjen e votës. OSBE-ja në Tiranë dhe kushdo tjetër që kërkon t’i shërbejë me devotshmëri të madhe këtyre veprimeve kriminale dhe e dyta mbulimit të gjurmëve të blerjes së votës nga krimi i organizuar, do të jenë edhe këta pjesë dhe do ta kërkojë opozita në të ardhmen në një sistem drejtësie të pa kapur, në mënyrë indirekte të elementëve të caktuar që kanë ardhur si diplomatë për të favorizuar kriminelë, trafik influence. Diplomatë që mbyllin sytë dhe fshehin provat dhe faktet që tregojnë haptas blerjen e votës. Kanë mbyllur sytë kur vijnë raporte.
Janë institucione që janë peng të koncesioneve politike dhe ekonomike, unë nuk i dua fare.
Meço: Keni fakte për lidhje korruptive?
Kryemadhi: Absolutisht! Për lidhje nga më të ndryshme për afera korruptive, por edhe afera të tjera shumë të poshtra që jo vetëm i ulin integritetin Shqipërisë dhe institucioneve që përfaqësojnë.