Kreu i PD, Lulzim Basha është i vendosur se beteja që opozita ka nisur është pa kthim.
Pas protestës së djeshme, kryedemokrati Basha në një status në Facebook, thotë se kjo betejë do të përfundojë me largimin e qeverisë.
Statusi i Bashës:
Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!
Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurt drejt mirëqënies për njerëzit!