Kulturë Universiteti më i mirë në botë mbetet Harvard: Në “top 100” është...

Universiteti më i mirë në botë mbetet Harvard: Në “top 100” është dhe një italian

Edhe pse sipas sondazheve të fundit universitetet amerikane po humbasin shkëlqimin, ai i Harvard mbetet më i miri në botë. Në listën e 100 më të mirëve është dhe një Italian, ai i Bolonjës.

Është Harvardi, universiteti më i mirë në botë sipas klasifikimit  të 2019-ës, të universiteteve më të mira, një klasifikim i përvitshëm ku merren për bazë performancat e 1200 universiteteve në botë në 48 lëndë.

I vetmi universitet italian që figuron në listën e 100 më të mirëve është ai i Bolonjës.

Janë 37 në të gjithë botën universitetet që kanë marrë këtë rezultat dhe vetëm 7 janë europiane: përveç atij të Bolonjës, është dhe politekniku i Zyrihut në Zvicër, dhe pesë në Mbretërinë eBbashkuar: Cambridge, Oxford, Ucl, Manchester dhe Edimburg.

Por sipas raportit të këtij viti, pavarësisht se mbeten në majë të klasifikimeve, universitetet amerikane kanë humbur shkëlqimin e tyre duke rënë me 10 për qind në performancën e tyre në krahasim me 2015, sidomos në disiplinat humane. Por në rënien e performancës ndikon dhe shkurtimi i financimeve.

Përmirësohen ndjeshëm nga ana tjetër performacat e universiteteve britanike që janë bërë dhe më konkurruese se në vitet e kaluar. Sidomos universiteti i Oksford që është i pari në botë në pesë sektorë: Gjuhë dhe letërsi angleze, Farmaci, Arkeologji, Antropologji dhe Gjeografi.

Por nuk dihet se sa do të ndikojë Brexit, pasi shumë nga rezultatet e rëndësishme lidhen me bashkëpunimet me universitetet dhe studiuesit europianë dhe me programet europiane, dhe për sa i përket financimeve.