Prej shekujsh, derri është simbol i pasurisë dhe i bollëkut, e mbi të gjitha është një nga burimet më të vjetra ushqimore të njerëzimit.
Thuhet se kinezët e konsumonin 7000 vjet para lindjes së Krishtit, ndërsa ushtarët e Romës antike e përdornin si proshutë krudo.
Deri para disa dekadash, për shumë familje fermere, kjo kafshë përbënte furnizimin kryesor me mish dhe yndyrë për të luftuar të ftohtin.
Atëherë mishi i derrit përdorej edhe si mjet negocimi në raste nevoje ekonomike.
Dhe pikërisht nga kjo traditë, ndoshta mes shekullit 18 dhe 19, lindi ideja për ta bërë derrin simbol të bankave.