Ambasadori Donald Lu është shfaqur i qeshur dhe mjaft i hapur për të diskutuar me studentët shqiptarë të ekselencës gjatë një aktiviteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme ku po marrin informacione për mundësinë e përfitimit të bursave.
Ambasadori amerikan iu ka treguar studentëve dhe arsyet pse mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “Princeton”.
Ai ishte pikërisht universiteti ku ambasadori Donald Lu ka studiuar.