“Mirë që e mora vesh!”
Ky ishte reagimi i Rudina Hajdari mbrëmë në Twiter, përmes një postimi në të cilin kishte vënë në dijeni gjithë personalitetet e huaja që njeh për deklaratën e sekretarit të marrëdhënieve me jashtë në PD, Gerti Bogdani.
Ky i fundit tha dje që nëse ajo nuk do ta dorëzonte mandatin, do të ndiqej i njëjti standard si me Myslim Murrizin, për shkak të rregullit që vihet në zbatim kur shkelen vendimet e partisë.
Reagimi i zonjës Hajdari erdhi mbrëmë rreth mesnatës, kur për këtë situatë kishte folur edhe Sali Berisha. Në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit, ish-Kryeministri u shpreh se standardi statutor është i njëjtë për të gjithë. Por, zonja Hajdari zgjodhi të reagonte vetëm ndaj Gert Bogdanit.
Ndërkohë, burime nga PD shprehen se nga të 194 emrat në listën zgjedhore të vitit 2017, 5 prej tyre nuk kanë firmosur ende dorëheqjen.
Pas Rudina Hajdarit, e cila deri më tani ka lëne te kuptohet se nuk e djeg mandatin, janë dhe 4 të tjerë që nuk kanë firmosur.
Përveç Lefter Maliqit, i cili që në fushatën e vitit 2017 u pozicionua me PS, janë edhe Ligoraq Karamelo, Erion Piciri dhe Selami Jenishehiri. 146 shkresat e mbetura të kandidatëve, pritet të depozitohen sot në KQZ.