Problemi i burrave të martuar është se ata nuk marrin kënaqësinë e dëshiruar gjatë intimitetit dhe tradhtojnë. Fakti që një grua pranon privatësinë nuk do të thotë se ajo është e aftë t’i japë kënaqësi mashkullit.
Unë jam përfshirë në lidhje me burra të martuar që prej moshës 18-vjeçare. Jam 29 vjeçe tani. Nuk kam punuar asnjë ditë të jetës sime. Jetoj në qendër të një qyteti, në një apartament të mirë. Tani kam kurajon që të them se jam “dashnore”. Unë takoj meshkuj të martuar dhe ata më mbështesin. Dikur gjërat ishin ndryshe, por jo tani.
Përse meshkujt kanë nevojë për dashnore?
Ka mundësi se ata nuk e pëlqejnë monotoninë. Për shembull, nëse një mashkull zemërohet në punë dhe ndjen impulse të ashpra, ai vjen tek unë dhe e transmeton këtë në marrëdhënien seksuale. Është një gjest fëminor nga ana e tyre, por unë e pranoj.
Përse ata më zgjedhin mua?
Kur kanë probleme në punë ose shtëpi, ngushëllohen tek unë. Nuk po them nëse është një gjë e mirë apo e keqe, ata thjesht e bëjnë sepse janë të dominuar nga instiktet dhe dëshirat. Më thërrasin dhe unë i them: “Hajde nesër tek unë, do të përgatis diçka për darkë dhe do të të bëj të harrosh të gjitha problemet.”
Vijnë tek unë sepse kanë nevojë për tu çlodhur. Duhet të ndihen të vlerësuar dhe gratë e tyre nuk kanë kohë për këtë. Marrëdhëniet intime bëhen të mërzitshme dhe pa pasion, prandaj vijnë tek unë.
Unë nuk kujdesem, por e fsheh
Unë kam qenë me shumë burra të martuar. Disa prej tyre më donin më shumë se gratë e tyre të dashura. Disa të tjerë e besonin këtë, ndonëse nuk ishte e vërtetë. Por shumica i donin gratë pasi intimiteti ynë nuk kishte dashuri apo ndjenjë.
Kur lidhem me një burrë, ai më tregon sa shumë e do dhe respekton gruan e tij. Si fillim, kjo gjë më nevrikoste. Unë mendoj se vetëm një hipokrit mund të thotë se e do gruan dhe më pas e tradhton. Më vonë e kuptova se e bëjnë për disa arsye të tjera.
Përse meshkujt tradhtojnë?
Ndonjëherë sepse gratë nuk i dëgjojnë dhe këtu jam dakord me ta. Por ndonjëehrë, sepse ata janë ende fëmijë që nuk janë të përgjegjshëm për jetën dhe martesën e tyre.