Nesër opozita pritet që të zhvillojë protestën e radhës para Parlamentit, ku do të mbahet edhe seanca plenare.
Opozita duket se po përgatitet për t’i bërë ballë policisë dhe këtë e tregon edhe një video e publikuar nga deputetja e LS-së, Florida Kërpaçi.
Ajo ka nxjerrë një video për protestuesit, ku u tregon si të mbrohen nga gazi lotsjellës i policisë.
“Kjo video tregon mënyrën për tu mbrojtur ndaj lëndëve helmuese luftarake të Edi Ramës!
Përgatitur nga të rinjtë e LSI, Gjithmonë gati”, shkruan deputetja e LSI-së në Facebook krahas videos.