Extra Aktori i famshëm i jep fund romancës me Rita Orën pas 4...

Aktori i famshëm i jep fund romancës me Rita Orën pas 4 muaj lidhjeje!

Romanca e shkurtër mes Rita Orës dhe  Andrew Garfield ka mbaruar. Mediat raportojnë se ylli i Hollywood la këngëtaren me origjinë shqiptare pasi dëshiron një jetë më private.

28-vjeçarja thuhet se është e shkatërruar nga vendimi i Garfield për t’i dhënë fund lidhjes së tyre pas vetëm katër muajsh.

“Rita është copëtuar nga situata. Andrew u nda me të kohët e fundit dhe ishte e vështirë për të pasi kaluan shumë kohë së bashku,”-tha një burim për The Sun. “Ata kaluan Krishtlindjet së bashku dhe këngëtarja mendoi se gjërat po shkonin mirë mes tyre. Karriera e saj është gjithnjë e më shumë në rritje dhe e jeta e saj është në qendër të vëmendjes ndaj, ai i tha se donte një jetë më private.”

Pavarësisht se Rita u mundua ta ruante romancën duke mos e bërë publike në mediat sociale, gjërat mes çiftit nuk funksionuan.

Këngëtarja dhe Garfield  u panë për herë të parë së bashku në dhjetor duke ecur dorë për dore në Primrose Hill, Londër.