Butoni “snooze” ka tendencë për të marrë një reputacion të keq. Njerëzit që e përdorin atë, janë etiketuar shpesh si njerëz dembelë dhe të padisiplinuar dhe shumë persona besojnë se duke e shtyrë zgjimin për 10 minuta çdo mëngjes mund të dëmtojë ritmet kardiake të zemrës kur alarmi bie.
Dhe kush nuk ka fjetur të paktën një herë më shumë pas kemi shtypur “snooze”?
Nëse jeni një nga këta njerëz, shkenca ka disa lajme të mira për ju: Ju mund të jeni persona më inteligjente, më kreative dhe më të lumtur se ata që arrijnë të hidhen nga shtrati menjëherë.
Ujqërit e natës janë më të zgjuar…
Studimi britanik “Pse ujqërit e natës janë më inteligjentë” lidhet me krijimtarinë, inteligjencën dhe një frymë të pavarur. Autorët Satoshi Kanazawa dhe Kaja Peřina argumentojnë se ne jemi të përshtatur për të jetuar si paraardhësit tanë.
Në terma të thjeshtë kjo do të thotë: Një person i zgjuar shtyp “snooze” pasi është i pavarur dhe mund t’ia dalë vetë në jetë dhe nëse është vonë./