Rokadë në policinë e shtetit.
Kryepolici, Ardi Veliu firmos largimin e disa drejtoreve të policisë.
I pari që iku të shtunën ishte Gentian Shehaj, drejtor i policisë se Vlorës. Në vend të tij u emërua Artion Duka.
Më herët Duka ka qenë drejtor i policisë së Beratit dhe forcave operacionale. Duka ishte lënë në arrest shtëpie pas skandalit te “Imsi Catcher”.
Më pas radhën për t’u shkarkuar e kishte drejtori i Fierit Albert Nushi. Në vend të tij u komandua zv drejtori i rendit dhe sigurisë Andon Marko. Nushi u emërua zv. drejtor për rendin dhe sigurinë në Elbasan.
Gjithashtu është firmosur dhe largimi i drejtorit të Tiranës Kastriot Skënderaj. Në vend të tij ende nuk dihet se kush do të emërohet, por me shumë gjasa do të jetë Fred Mara.