Pas vrasjes dhe murosjes së shqiptarit Astrit Lamaj, fshihet krimi i hakmarrjes për një dashuri të lënë në mes dhe grabitjes së bizhuve.
Mediat italiane shkruajnë se tashmë gjithçka është e qartë dhe prokurori i çështjes ka në dorë dëshminë edhe të vetë gruas italiane, Carmela Sciacchitano, njohur si Carmelita, e famshme si “mbretëresha e shitjeve”, sot 64-vjeëare, e cila ka thurur gjithë planin për të marrë hak ndaj shqiptarit që e la.
Për të marrë hak, gruaja, ka pritur më shumë se një vit, duke kërkuar pëlqimin e bosit në Riesi, vendin e saj të origjinës.
Carmela Sciacchitano me origjinë nga qyteza Riesi në provincën e Caltanisettas, të Sicilisë, për ekzekutimin e këtij krimi kishte kërkuar ndihmën e klanit mafioz të Riesit, mjaft besnik i bosit të Cosa Nostra Toto Riina.
Aty pajtoi edhe ata që do të bënin ekzekutimin e shqiptarit. Gjithcka ishte planifikuar, Astrit Lamaj u josh në Muggiò, nën pretekstin e shitjes së një sasie droge. Por, sapo erdhi, ai u rrethua nga disa njerëz, u rrah, e mbytën dhe me pas për të humbur gjurmët e murosën në murin e vilës, e cila ishte në rikonstruksion e sipër.
Prokuroria thotë se autorët e vrasjes janë të lidhura me qarqet mafioze, në Brianza, që kanë lidhje të ngushtë, edhe pse jo të lidhura drejtpërdrejtë me Cosa Nostra.
Gruaja, e cila për 30 vjet ka jetuar në Genoa, ka vepruar me ftohtësi befasuese.
“Edhe pse e njihte vëllanë e viktimës, i cili nuk po linte gur pa lëvizur për të mësuar rreth fatit të Astritit, ajo nuk nxori asnjë fjalë”, thotë prokurori.