Orinda Huta ishte sot e ftuar në programin BECAFFEE, tek “ E Diela Shqiptare”, ku zbuloi disa të reja në lidhje me marrëdhënien e saj me bashkëshortin Turjan Hysko, duke filluar që nga mënyra sesi flenë dhe deri te xhelozia.
Moderatorja shqiptare rrëfeu se është më tepër xheloze se Turi, dhe kjo ndoshta sepse e shpreh më shumë se ai.
Megjithatë kur është fjala për të shprehur dashurinë, Turi është më i gatshëm dhe thotë më shpesh “të dua” se Orinda Huta.
“Turjani thotë më shumë të dua, po dhe unë e dua pafund”, tha moderatorja.
E ngacmuar nga aktori Erion Isai, se çfarë lidhje ka një tiranase me një beratas, Orinda u shpreh: “Epo mistreclliku i Beratit rri mirë me qetësinë e Tironës”.
Orinda Huta tregoi me shaka se zgjohet me herët dhe se Turi e hedh më shpesh nga krevati pasi ajo lëviz shumë.
Sa i përket pyetjes më të përfolur mbi shtatzëninë e Orindës, kjo e fundit e tha troç njëherë e mirë: “Në momentin që do të mbetem shtatzënë do ta merrni vesh me të madhe”.