Autoriteti Rregullator i Aviacionit kinez ka urdhëruar bllokimin e fluturimeve e të gjithë avionëve tip Boeing 737-8 MAX brenda territorit të saj.
Vendimi vjen pas tragjedisë ajrore në Etiopi, që i ka kushtuar jetën 159 personave.
Janë rreth 60 aeroplanët e tillë që operojnë për kompani kineze.
Edhe pse urdhri i pezullimit është i përkohshëm, sërish vendimi ka shkaktuar stepje në botën e aeronautikës, sepse 737 MAX është një nga modelet e reja të gjigandit Boeing, me një kosto rreth 121 milionë dollarë secili, dhe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara nuk ka patur asnjë problem.