Zinedine Zidane u rikthye të drejtojë Real Madridin vetëm pas 10 muajsh ku deklaroi dorëheqjen pas suksesit të trefishtë në Champions League.
Trajneri francez i ka idetë e qarta mbi skuadrën që do të ndërtojë dhe kanë qenë dy pika kryesore, ose më saktë dy kushte që ai vendosi presidentin Florentino Perez:
1. Pushtet absolut për gjithçka ndodh në aspektin sportiv, asnjë vendim nuk do të merret pa dhënë miratimin Zidane.
2. Për merkaton e verës janë premtuar 3 blerje të rëndësishme për të fuqizuar skuadrën dhe për ta riformatuar ekipin pas kësaj krize që është përfshirë.
Me këto marrëveshje Zizou kërkon të shmangë përplasjet që pati me drejtuesit e klubit kur kërkoi që të blihet me çdo kusht portieri Kepa, apo kur kërkoi që Bale të nxirret në shitje.
Tashmë Zidane do të ketë pushtet ashtu siç kanë trajnerët e tjerë të mëdhenj si Guardiola apo Simoene, ndërsa edhe paga e tij është përmirësuar ndjeshëm në këtë rikthim të tij në Madrid.
Gjithsesi ende nuk kanë dalë shifra konkrete të përfitimeve të trajnerit, apo ndonjë lojtar konkret që ai ka kërkuar të blihet në verë.