“Nuk më mungon Spanja dhe Real Madridi. Gjërat janë ashtu si janë. Natyrisht, kam lënë shumë miq, kam lënë një klub të madh, që më ka dhënë shumë dashuri, njerëz, miq… Sidoqoftë, nuk më mungon diçka, sepse kam të njëjtën gjë këtu. Prandaj, nuk ka qenë e vështirë për mua. Ka qenë shumë intensive, interesante, e ndryshme eksperienca me Realin, por jam adaptuar mirë dhe jam i lumtur në Torino”, thotë Cristiano Ronaldo, duke mmbyllur në këtë mënyrë thashethemet mbi një rikthim të tij në Madrid pas riemërit të Zidanes si trajner.
Sulmuesi i Juventusit flet për situatën e tij në Itali, në një intervistë me DAZN: “Performanca e ekipit, sipas mendimit tim, ka qenë shumë e mirë, shumë pozitive. Në kampionat jemi ende të pamposhtur, nuk kemi humbur asnjë ndeshje. Kjo është e mrekullueshme, sipas mendimit tim, kemi gjithçka për t’u shpallur kampionë. Ka akoma shumë për t’u bërë, por kemi një avantazh të madh dhe, nëse vazhdojmë kështu, do të jemi pa dyshim kampionë”.
Cristiano, gjithashtu, zbulon se ishte befasuar nga niveli i Serie A: “Ne fituam finalen e Superkupës Italiane në Arabinë Saudite. Ishte titulli im i parë këtu. Një bilanc pozitiv në nivelin individual. Ndihem i adaptuar me ligën italiane, një kampionat i vështirë për mua, më së shumti për sulmuesit. Është një ligë me shumë kualitet.
Nuk e prisja që të ishte aq e vështirë dhe e fortë. Megjithatë, jam përshtatur mirë. Familja ime e do Italinë, është një vend me kulturë dhe realitet të ndryshëm nga Spanja, por jam duke u përshtatur mirë. Kam jetuar gjithmonë larg nga shtëpia, që kur isha fëmijë. Shkova në Angli 18 vjeç, në Madrid mbërrita 25 vjeç dhe në Torino në moshën 33-vjeçare”.
Për të shënuar në Seria A duket se është më e vështirë për të, sesa në Spanjë dhe Angli: “Këtu është më e vështirë për të shënuar sesa në Spanjë, ku mbrojtjet janë më të hapura dhe ekipet rrezikojnë më shumë. Prioriteti në Itali është që të mbrosh mire, para së gjithash, pastaj të sulmosh. Unë mendoj se në Itali është më e vështirë për të shënuar gol edhe se në Premier League”.