Kulturë 16 dasmat më të veçanta të të gjitha kohërave

16 dasmat më të veçanta të të gjitha kohërave

Nga çiftet mbretërore dhe romancat e Shtëpisë së Bardhë e deri tek dasmat gati nudiste dhe tek shprehja “pranoj”. Nëse për ndonjë arsye nuk do të ndodheni në asnjë karrige të bardhë dasme këtë muaj, mos u dëshpëroni. Mund t’i hidhni një sy ceremonive më të mëdha të të gjitha kohërave – si në realitet ashtu dhe fiksion.

 

11. Hyrja më e bukur
Në vitin 2009, një nuse e quajtur Jill Peterson dhe dhëndri Kevin Heinz vendosën ta zëvendësonin muzikën tradicionale të dasmës “Mendelssohn” me këngën “Forever” të Chris Brown. Rezultati ishte surprizues. Kjo hyrje dasme mori në internet plot 3.5 milion shikime për 48 orë, dhe tani grumbullon një numër prej 80 milion shikimesh. Çifti fitoi një kontribut prej 50 mijë dollarësh nga klikimet të cilat i dhuruan për Institutin Sheila Wellstone që merret me çështjet kundër dhunës në familje. Jill dhe Kevin vazhdojnë të jenë të martuar.

 

2. Dasma më e mirë dyshe
2Chang dhe Eng Bunker ishin dy vëllezër të cilët i dhanë botës termin “binjakët siamezë”. Të lindur pranë Bangkokut, ata emigruan në SHBA në vitin 1829 dhe u vendosën në një fermë në Karolinën e Veriut. Dasma e tyre në vitin 1843, me motrat Adelaide dhe Sarah Yates u pa si diçka anormale, por, pavarësisht se nuset kishin antipati ndaj njëra-jetrës, ato qëndruan të martuara me binjakët. Chang dhe Adelaide patën 11 fëmijë, ndërsa Eng dhe Sarah 10.

 

3. Dasma më qejfprishur
3Në vitin 1855, Lucy Stone insistonte të mbante mbiemrin e saj kur u martua me Henry Blackwell. Gjithashtu në kontratën e martesës që u lexua në dasmën e tyre, ata i dhanë zë përkushtimit të tyre të përbashkët për refuzimin e ligjeve martesore që privonin gratë nga shumë liri dhe barazi ekonomike. Ministri Thomas Higginson ishte në kundërshtim të kësaj martese duke thënë se “martesa tradicionale është një sistem ku gruaja dhe burri janë një person i vetëm, dhe ai person i vetëm është burri”.

 

 

4. Dasma më e çuditshme
Gjithmonë kanë ekzistuar njerëz të zakonshëm që i kanë bërë ‘publicitet’ martesës së tyre. Herbert Khaury, 37-vjeç, një pseudo-këngëtar që e quante veten Tiny Tim, u martua me 17-vjeçaren “Miss Vicki” në emisionin Johnny Carson’s Tonight Show, përpara një audience prej 40 milion personash. Ai ishte një nga episodet më të shikuara të emisionit. Mijëra tulipanë stolisën studion gjatë martesës së tyre.

5. Dasma më presidenciale
5Sipas shoqatës historike të Shtëpisë së Bardhë, rezidenca ka organizuar 17 dasma. Dasmat që njerëzit kujtojnë janë ato të Lynda Bird Johnson dhe Tricia Nixon, por i vetmi president që u martua aty ishte Grover Cleveland. Në vitin 1886, 49-vjeçari beqar u martua me Frances Folsom, vajzën e bukur 21-vjeçare të partnerit të tij ligjor. Ceremonia u bë në Dhomën Blu.

6. Dasma më e madhe
6Sun Myung Moon themeloi Kishën Unifikuese në Korenë e Jugut në vitin 1954. Një nga praktikat më të shumta që ndodhnin në atë kishë ishin ceremonitë masive martesore, në të cilën pjesa më e madhe e pjesëmarrësve pritej nga vetë Moon. Në vitin 1982 dasma e Moon-it tërhoqi vëmendje të madhe pasi u bë në Madison Square Garden. 4000 persona ishin në dasmën e Moon. Moon vdiq në vitin 2012.

7. Dasma më e “shkurtër”
7Charles Stratton i lindur në Konektikat, ndaloi së rrituri fizikisht në moshën 6-muajsh. Stratton u zbulua në moshën 4-vjeçare nga sipërmarrësi i cirkut Barnum, i cili i vuri emrin Tom Thumb. Tom dhe Barnum për vite me radhë bënë ture nëpër botë me performancat e tyre. Tashmë i famshmi botëror, Tom Thumb, bëri bujë kur u martua me Lavinia Uarren në vitin 1863. Ajo ishte një tjetër shkurtabiqe e zbuluar nga Barnum. Dasma u bë në një kishë në Manhattan ku ishin të ftuar disa mijëra njerëz, përfshi dhe shoqërinë e lartë të Nju Jorkut.

8. Dasma më qesharake
8Ideja ishte të rritej ndërgjegjësimi për Shoqërinë Humane të Nju Jorkut. Një dasmë e vitit 2011, e organizuar nga autori dhe aktivisti për të drejtat e kafshëve Uendy Diamond, kushtoi 270 mijë dollarë në donacione. Në ceremoni bëhej fjalë për martesë e dy qenve të vegjël.

9. Dasma më e pritur
958 vjet pasi Superman takoi Lois Lane, ata u martuan në librin e botuar në dhjetor të vitit 1996 të titulluar “Superman: Albumi i Dasmës”. Edhe pse në librat vizatimorë ka pasur martesa apo sekuenca dasmash të tjera, ky event identifikohej si “Ngjarja e Shekullit” dhe paraqiste një ceremoni ku prifti i ngjante Jerry Siegel, një nga bashkë-krijuesit e Superman-it. Në ceremoni ndodheshin shumë artistë e shkrimtarë që e kishin sjellë “Njeriun e Çeliktë” në jetë përgjatë viteve.

10. Dasma më pak bindëse

Filmi quhet “Love Actually”. Nusja luhet nga Keira Knightley, ndërsa dhëndri nga Chiwetel Ejiofor. Ata u martuan në një kishë të vogël londineze, por dikush nuk arriti të dallojë se në mesin e të ftuarve janë tre muzikantë që i bien borisë, 2 që i bien flautit, 3 që i bien trombës e dy të tjerë saksofon. E këtyre i bashkohet kënga e Lynden David Hall “All you need is Love”. Por si ka mundësi të ndodhë kjo?

11. Dasma më e shikuar

11Nëse do të ishe gjallë më 29 korrik 1981, do të ishe një ndër 750 milion shikuesit që panë dasmën e Lady Diana Spencer dhe Princi Charles. Në dekadat që vijuan, fotografi të panumërta të çiftit u publikuan. Por asnjë nga fotografitë nuk e kishte vlerën e momentit kur karroca përrallore e dasmës largohet nga Katedralja e Shën Polit.

12. Dasma e dytë më e shtrenjtë
12Në vend të parë për shtrenjtësinë e dasmës qëndron çifti i sapopërmendur, Charles dhe Lady Di. Por pas tyre vjen dasma e Vanisha Mittal (vajza e një manjati çeliku) dhe Amit Bhatia (bankier britanik), që thuhet se kanë shpenzuar 60 milion dollarë në dasmën e tyre në vitin 2005 të organizuar në Paris. Ftesat e dasmës ishin të futura në kuti argjendi. Ceremonia u bë në një vilë të shekullit të 17-të si dhe nuk munguan fishekzjarret në Kullën Eiffel.

13. Dasma me buxhetin më të vogël
13Nusja veshi vetëm një vello, ndërsa dhëndri vetëm një buzëqeshje. Në vitin 2013, aktivistët nudistë Gypsy Taub dhe Jaymz Smith u martuan, e më pas u gjobitën, në Hollin e qytetit San Francisko. Pasi iu bashkuan një proteste kundër ligjit të anti-nudizmit, ata u martuan përpara një numri të madh njerëzish. Dasma u shoqërua edhe nga një grup mariaçish të cilët festuan derisa erdhi policia dhe i mbuloi disa prej tyre me batanije.

 

14. Dasma më e kompletuar
14Kishte gjithçka: rroba nga Armani dhe De La Renta; sfondin e Venecias; transporti me varkë taksi; të ftuar si Matt Damon, Bill Murray, Emily Blunt dhe Bono; dhurata iPod-ësh me muzikë të zgjedhur nga vetë çifti. Gjithçka e shijshme, e zgjuar, e bukur në dasmën e aktori George Clooney,dhe juristes ndërkombëtare Amal Alamuddin.

15. Dasma më e sikletshme
15Deri tani, 6 çifte janë zgjedhur për të marrë pjesë në seritë e “Martesë me shikim të parë”, ku 4 këshilltarë profesionistë kërkojnë të takojnë dy njerëz që nuk njihen me njëri-tjetrin e i martojnë në altar. Spektakle të tilla kanë ndodhur edhe në Danimarkë dhe Australi. Një ndër rastet më me bujë ishte kur vajzës Jamie Otis nuk i pëlqeu fytyra me nishane e bashkëshortit të zgjedhur, Doug Hehner.

16. Dasma më magjike
16Ata janë personazhe fiktivë dhe vijnë nga universe fiktive. Por kjo nuk e pengoi autorin J.K.Rowling të sugjeronte drejtorin e shkollës Hogwarts, Dumbledore (tek Harry Potter) dhe Gandalfin (Lord of the Rings) si një çift i mundshëm dasme pasi Irlanda legalizoi martesën e të njëjtit seks. Në fund, rezultati ishte triumfi teatror i martesës burrë me burrë në një ceremoni të zhvilluar në Kansas.