Aktualitet Kush është “Tony Montana”, shqiptari që vrau shokun me 120 goditje me...

Kush është “Tony Montana”, shqiptari që vrau shokun me 120 goditje me thikë

Një shqiptar i njohur me pseudonimin “Tony Montana” po përballet me një proces gjyqësor në Angli me akuzën se ka vrarë në mënyrë makabre mikun e tij.

Vrasja ka ndodhur në 1999.

Mane Driza akuzohet për vrasjen e Stefan Bledar Mone, ngjarje e ndodhur në veri të Londër, një krim makabër pasi viktima kishte 120 plagë në trup.

Arsyeja e sulmit ka qenë pretendimi i Drizës se miku i tij i kishte vjedhur unazën e martesës.

Mane Driza

Ngjarja ka ndodhur në 22 qershor 1999, ku Mone priste të bëhej baba.

Driza, ose “Tony Montana shqiptar”, në atë kohë 21 vjeç, u kishte kërkuar shokëve të punë ti gjenin një thikë, shkruan BBC.

Skena horror

Në atë kohë, Mone po shoqëronte bashkëshorten e tij, 6 muajshe shtatzanë, për kontroll mjekësor në spital. Por sipas kamerave të sigurisë të qytetit, ai u sulmua në Wembley në mënyrë barbare nga miku i tij, shqiptari Driza.

Sipas prokurorisë angleze, në vrasje janë përdorur disa lloj thikash.

Bashkëshortja e viktimës tregoi se kur u gjet trupi pas një dite ajo mundi ta njihte vetëm nga rripi i pantallonave pasi trupi ishte i copëtuar.

Pas ngjarjes, autori fluturoi drejt Italisë për të mbuluar gjurmët.

Arrestimi

Policia britanike e gjurmoi atë në Siçili në vitin 2000 ku dhe e arrestoi. Ai u tha hetuesve se me Stefan Mone kishte një mosmarrëveshje për çështje parash dhe pretendoi se viktima i ishte afruar me një thikë në dorë. Të gjitha këto informacione u thanë sot në seancën ndaj 41-vjeçarit.

Stefan Mone

Gjyqi në Britani vazhdon javët në vijim.

Mane Driza emigroi në Britani të Madhe në Gusht të vitit 1997, duke pretenduar se ishte një 17-vjeçar i larguar nga Kosova për shkak të luftës. Ai dhe viktima Stefan Mone ishin bërë miq në Britani pasi ishin larguar nga Shqipëria. Në disa raste, Driza ndonjëherë qëndronte edhe në shtëpinë e viktimës. Mane Driza, i cili njihet edhe me emrin Sokol Drenova nga Bishani i Fierit, mohon akuzat për vrasje.