Duket se Monika Kryemadhi e ka humbur kontrollin në listën e saj të deputetëve.
Nimet Musaj nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier është një tjetër kandidat, i cili ka pranuar mandatin e deputetit.
Mësohet se Musaj ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit, duke hedhur kështu hapin e parë ligjor drejt marrjes së mandatit të deputetit.
Një ditë më parë edhe Ralf Gjoni nga lista e LSI pranoi mandatin e deputetit.