Në këtë Ditë Vere, krerët e politikës, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë zgjedhur të vizitojnë Elbasanin.
Kryemistri Rama është parë i shoqëruar nga deputeti i qarkut, Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini.
Po ashtu në Elbasan ishte edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili zhvilloi takim me disa qytetarë.
Kjo atmosferë nuk kaloi pa u komentuar nga kryeministri Edi Rama bashkë dhe me urimin për ditën e Verës: “Gëzuar ditën e Verës nga Elbasani. Është një vit i veçantë edhe për Ditën e Verës. Lala me 14, Luli më 16, Lali më 17”
Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi disa ditë më parë se festimet për Ditën e Verës në kryeqytet do të zhvillohen të dielën.