Mosndëshkimi i njerëzve me pushtet ka qenë pika e nxehtë një raporti të fundit të Departamentit amerikan i Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut në botë, ku në pjesën për Shqipërinë thuhet:
“Ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi, shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale.
Në përgjigje të kësaj, autoritetet kanë ndërmarrë një vetting të monitoruar ndërkombëtarisht të gjyqtarëve e prokurorëve dhe kanë skualifikuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar”.
Në raport gjithashtu, flitet dhe për pandëshkueshmëri të korrupsionit në radhët e policisë.
“Edhe pse qeveria ka mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimin dhe korrupsionin, korrupsioni në radhët e policisë mbeti problem”, thotë raporti i DASH.