Kryeministri Edi Rama, duke përdorur batutatm u bëri thirrje grave të Beratit që të mos lejojnë burrat e tyre të shkojnë në protestën e opozitës të shtunën që zhvillohet në Tiranë.
Ai shtoi se organizatore e protestave ishte Monika se po të ishte për Lulzim Bashën do të flinte gjumë deri në vitin 2021.
Rama: “Ato teoritë që ne po i djegim dhe po ikim nga stadiumi dhe po ju lëmë juve në fushë vetëm. Kështu që dilni gjithë nga fusha dhe të përcaktojmë ne se kush futet në Fushë, janë muhabete që as në kafenenë e fshatit nuk i bëjnë burrat e lëre më gratë se gratë nuk merren me llafe. Nuk ka burra që i hanë këto muhabete.
Unë u bëj thirrje grave të Beratit ti kapin burrat prej xhakete dhe mos i lënë të ikin në Tiranë. Se sebeb duan (qesh). Se thonë hajde të dalim të shohin çfarë do bëhet nga Tirana. Nuk do të bëhet asgjë. Sido që të jetë puna, ju e keni ekonominë në dorë. Dhe kur vjen puna tek burrat, burrat socialistë edhe i bëjnë ndonjë punë, kurse burrat demokratë vetëm për punë nuk i ke. Punë sprapthi është ajo, por edhe atë punë nuk e bën Luli, por Monika se po të ishte për Lulin do ja kishte fut gjumit deri në 2021″.
Rama tha se në zgjedhjet e ardhshme lokale, Partia Socialiste do t’i fitojë të trija bashkitë e qarkut të Beratit.
Rama: “Pse e bëjnë? Çfarë do të bëjnë në Berat? Thjesht do ta dorëzojnë Bashkinë e Beratit, Kuçovës, bashkinë e Skraparit. Të treja, do t’i dorëzojë paqësisht.
Jo po nuk hymë në zgjedhje, unë them do hyjnë, edhe po nuk hynë ne i kemi ndarë gjërat, Luli me Monikën, dhe Monika me Lulin, ne me njerëzit, njerëzit me ne”.
Kreu i qeverisë përsëriti gjithashtu se shqetësimi i krerëve të opozitës është reforma në drejtësi.
Rama: Përveç zgjedhjeve, ata kanë edhe hallin tjetër se po krijohen institucionet e asaj drejtësie që u munduan ta pengojnë qysh ditën e parë. Këtu jemi në zemër të gjithë organizmit elektoral që lidhet me LSI-në. Më thoni mua, a e mban dot Shpiragu në kurriz, klithmën e Monikës; o Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votave. A mundet Shpiragu ta mbajë dot se njerëzit nuk mund ta mbajnë.
Kur Monika ngre kokën e thotë shpëtoni shqiptarët, ç’të bëjë Zoti? Thotë më mirë s’po ndërhy në çështje elektorale se i bie të ndihmoj shqiptarët nga Monika. Të mos flas pastaj për Malin e Tomorit, se i bie të ngjallet Abaz Aliu e të luftojë me gjithë fallxhoret e Monikës. Nuk kemi ndjenjë negative ndaj askujt, ne na vjen keq edhe për Monikën edhe për Lulin dhe për ata të shkretët mbas.
I keni parë këta që kanë lënë mandatet? Me hit komplet. Vërini re me kujdes. Kur dalin ata, duket sikur janë prishur ngjyrat e televizorit. Të zbardhur komplet. Dhe thonë se do të luftojmë. Se për kë luftojnë e di Monika dhe Luli.
Duke siguruar që votën tuaj të 2017 nuk e luan topi, jo Luli. Përgatituni dhe kur të vijë dita e zgjedhjeve, me besim dhe mbështetje reciproke në 4 vitet që vijnë do të bëjmë për Beratin më shumë se 4 vitet e shkuara”.