Sikur sulmet terroriste ndaj dy xhamive në Christchurch të Zelandës se Re të mos ishin mjaftueshëm shqetësuese, fotot e dala rishtazi (ne sipërfaqe) të njërës armë të terroristit, zbulojnë një pamje edhe me të errët; njeriu i armatosur e dizenjoi ayë me emra idhujsh, ku që të gjithë bashkohen te lufta ndaj muslimanëve.
Një llogari në Twitter me emrin @brentontarrant, 28-vjeçari australian kishte postuar që të mërkurën imazhe të një arme dhe të veshjeve ushtarake të zbukuruara me emra dhe mesazhe të lidhura me nacionalizmin e bardhë.
Shkrimet dhe numrat nga alfabetet latin, cirilik dhe gjeorgjian (Mkhedruli), fjalët dhe datat që lidhen me vendet, njerëzit dhe betejat dhe konfliktet e dhunshme gjatë historisë midis të krishterëve dhe muslimanëve, mund të shihen në armë.
Më poshtë janë disa nga figurat historike që sulmuesi zgjodhi për t’i shfaqur në armën e tij gjatë sulmit vrastar.
Alexandre Bissonnette – studenti i cili hodhi një mjet shpërthyes në një xhami në Quebec City më 29 janar 2017, dhe hapi zjarr mbi 40 burra dhe katër fëmijë që po bisedonin mes vete pas lutjeve të mbrëmjes.
Luca Traini – një ekstremist italian që sulmonte emigrantët e zinj, duke lënduar dhe gjashtë sosh në shkurt të 2018-ës.
Josue Estebanez – neonazist nga Spanja i cili vrau me thikë një 16-vjeçar në protesta antifashiste në Carlos Palomino, në zemër të Madridit në vitin 2007.
Bajo Pivljanin – një komandant i njohur i milicisë në shekullin e 17-të, i cili luftoi kundër sundimit osman në Ballkanin Veriperëndimor dhe u përshëndet si “hero” nga serbët dhe kroatët.
Xhon Hunyadi – një gjeneral dhe guvernator hungarez i Transilvanisë. Ai u ndesh me forcat otomane në vitin 1441 dhe në 1442.
Konstandin II Asen – Konstandini II i Bullgarisë, i cili udhëhoqi një rebelim kundër osmanëve që zgjati gjysmë dekade, por përfundoi me humbje.
Milos Obiliq – një kalorës serb i cili ishte në shërbim të princit Lazar dhe vrasësi i sulltan Murad I.
Pelayu – një fisnik visigot që besohet se u angazhua në fillimin e periudhës Reconquista-s për rikthimin në të krishterë të gadishullit iberik.
Princi Fruzhin – një fisnik bullgar që luftoi kundër osmanëve në pushtimin e Perandorisë së Dytë Bullgare.
Sebastiano Venier – i cili luftoi kundër turqve gjatë Luftës së Katërt Osmane-Veneciane.
Sigismund i Luksemburgut – udhëhoqi Kryqëzatën e Nikopolis në vitin 1396 për të çliruar Bullgarinë nga sundimi otoman, por dështoi.
Feliks Kazimierz Potocki – mori pjesë në ekspeditën e Vjenës në vitin 1683 gjatë Luftës së Madhe Turke dhe luftoi kundër tatarëve dhe turqve në shumë beteja.
Iosif Gurko – marshall rus që luftoi kundër turqve në Luftën Ruso-Turke (1877-1878). Ai udhëhoqi trupat në Betejën e Shipka Pass.
Gjatë ngasjes me automjet drejt xhamisë, ku kreu sulmin terrorist, Tarrant dëgjonte këngë në gjuhën serbe, e cila thoshte: “Karaxhiç udhëheq serbët e tu, që të shihet se askujt nuk i frikësohen. Nga Krajina janë nisur serbët, ruajuni ju ustash dhe turq”.
Po ashtu në armën e tij ishte shënuar edhe emri i Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe shumë data e ngjarje të luftës kundër muslimanëve.
Ai kishte shkruar edhe për Kosovën ku thoshte: “Për më tepër, ky balancim do të zvogëlojë aftësinë e SHBA-së për të projektuar pushtetin në nivel global dhe në këtë mënyrë të siguroj që kurrë më një situatë si përfshirja e SHBA-së në Kosovë të mos përsëritet. Forcat e SHBA-së luftuan përkrah muslimanëve dhe masakruan evropianët e krishterë, duke u përpjekur t’i largojnë pushtuesit islamikë nga Evropa”.