Pas më shumë se tre orëve në një tubim pa skenar të bërë publik më parë, me lëvizje nga Kryeministria tek Parlamenti, ku shpërtheu dhuna, protesta e opozitës u mbyll mes gurëve, gazit dhe ujit.
Ishte kryedemokrati Basha ai që përmbylli protestën e opozitës me një fjalim në selinë e PD, ku nuk munguan fjalët në gjuhën angleze si mesazh për ndërkombëtarët se revolta popullore nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Fotot më interesante nga protesta e sotme: