Ylli i “Game of Thrones”, Emilia Clarke pranon se fama që mori me rolin mbretëresha Daenerys Targaryen i shkakton ankth.
“Unë jam më e njohur tani. ndonjëherë eci në rrugë dhe dikush thotë ‘Wow’. ‘Më pëlqen ndërveprimi njerëzor. E vlerësoj, por ndonjëherë mund të nxisë ankthin”, tha aktorja.
32-vjeçarja refuzon të shikojë postimet online rreth saj, sepse mendon se kjo nuk është gjë e mirë për shëndetin e saj mendor.
“Unë kurrë nuk kërkoj në Google për veten. Kurrë nuk lexoj diçka rreth shfaqjes, absolutisht asgjë. Nuk më ndihmon për shëndetin tim mendor. Unë përdor rrjete sociale por nuk shikoj gjërat në të cilat më bëjnë tag, sepse më ngatërron.”
Ndërsa shtoi: “Nëse ti nuk më pëlqen mua, nuk kam pse ta di këtë. Mezi shoh veten në ekran, kështu që unë mbaj një distance të madhe me të. Nëse ndodh diçka e adhurueshme, ose diçka e mrekullueshme, dikush ma thotë. Edhe nëse është diçka e keqe, mamaja ime me siguri do të ma thotë.”