Politika Edi Rama zbulon se çfarë po ndodh me “Rrugën e Arbrit”

Edi Rama zbulon se çfarë po ndodh me “Rrugën e Arbrit”

Në takimin e djeshëm me kryebashkiakët e vendit, Kryeministri Rama u ndal edhe tek Rruga e Arbrit, duke treguar se çfarë është duke ndodhur aktualisht me këtë projekt.

“Përfitoj nga rasti të them që Rruga e Arbrit është në procedurë. Komisioni duhet gjatë kësaj jave ta mbylli fazën e parë të procesit dhe të hyjmë në fazën e dytë. Është projekti i parë që do realizohet me Programin “një miliardë” të Rindërtimit dhe kam shumë besim që shumë shpejt do të fillojë puna edhe për rrugën e Arbrit”, tha Rama.

Ndërsa puna për Rrugën e Arbrit ka vite që zvarritet, me deklaratën e tij, Rama vendosi për herë të parë një afat konkret për përfundimin e kësaj rruge me një rëndësi të madhe strategjike.

Programi i Rindërtimit, një paketë investimesh prej një miliardë eurosh do të zbatohet gjatë tre viteve të ardhshme, ndërsa punimet për Rrugën e Arbrit pritet të përfundojnë brenda 2018-s.

Kjo paketë madhore investimesh parashikon rehabilitimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë vendin, rikonstruksionin e 100 shkollave, ndërtimin e 10 poliklinikave moderne dhe një spitali multifunksional në qytetin e Fierit.