Është Rinus Mishels, trajneri më i mirë i historisë. Ai konsiderohet edhe si “babai” i futbollit modern, me drejtimin e skuadrave si Ajax e Barcelona, apo edhe me fitimin e kampionatit Evropian në 1988-ën, duke qenë trajner i Holandës.
Kjo renditje është publikuar nga prestigjiozja franceze France Football. Në podin e fituesve janë edhe legjenda e Mancester United, Sir Alex Ferguson, por edhe italiani Arrigo Saki.
Revista publikoi renditjen e 50 trajnerëve më të mirë, duke dhënë për secilin edhe detaje të rëndësishme të karrierës së tyre. Nëse për Sacchin vlerësohet merita e ndryshimit të konceptit të futbollit italian, vendi i katërt dhe i pestë, ku ndodhen Johan Cruiff dhe Pep Guardiola, cilësohen si nxënësit e të madhit Mishels, të cilët jo vetëm si futbollistë, por edhe si trajnerë, kanë dhënë shumë për futbollin modern.
Pas Cruiff e Guardiolës, renditet i ashtuquajturi “koloneli”, Valery Lobanovski ish trajner i Bashkimit Sovjetik, ndërsa i shtati është “magjistari” Helenio Herrera, që me Interin arriti të sigurojë dy trofe të Kupës së Kampionëve në vitet ‘60.
Më pas i vjen radha Carlo Ancelotit, që mbetet një pikë referimi me sukseset në arenën evropiane. Dy trajnerët që plotësojnë 10-shen e parë, janë austriaku Ernst Happel dhe anglezi Bill Shankley. Vetëm në vendin e 12 pozicionohet Giovanni Trapatoni, që bashkë me gjermanin Udo Latek janë të vetmit që kanë fituar çdo trofe të UEFA-s dhe titujt kampion kombëtar në Itali Gjermani, Portugali dhe Austri.
Në vendin e 13 është “special one”, Jose Mourinjo, kurse në të 16-in vjen Marcelo Lippi, midis të paktëve që si trajner ka fituar Champions Leaguen dhe Kupën e Botës.
Në vendin e 21-të është renditur Fabio Kapello, ndërsa i fundit nga italianët në këtë klasifikim, është Antonio Konte, që ndodhet në vendin e 49….
Ja renditja e 50 trajnerëve më të mirë:
- Rinus Michels
- Sir Alex Ferguson
- Arrigo Sacchi
- Johan Cruyff
- Pep Guardiola
- Valeri Lobanovski
- Helenio Herrera
- Carlo Ancelotti
- Ernst Happel
- Bill Shankly
- Matt Busby
- Giovanni Trapattoni
- José Mourinho
- Miguel Muñoz
- Brian Clough
- Marcello Lippi
- Nereo Rocco
- Louis van Gaal
- Ottmar Hitzfeld
- Béla Guttmann
- Fabio Capello
- Zinedine Zidane
- Viktor Maslov
- Herbert Chapman
- Jupp Heynckes
- Bob Paisley
- Jurgen Klopp
- Albert Batteux
- Guus Hiddink
- Udo Lattek
- Diego Simeone
- Arsene Wenger
- Vicente del Bosque
- Jock Stein
- Tele Santana
- Vic Buckingham
- Rafael Benitez
- Hennes Weisweller
- Bobby Robson
- Dettmar Cramer
- Mircea Lucescu
- Tomislav Ivić
- Stefan Kovacs
- Luis Aragonés
- Frank Rijkaard
- Otto Renhagel
- Raymond Goethals
- Marcelo Bielsa
- Antonio Conte
- Jean-Claude Suaudeau