Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ndodhet sot në protestën që po mbahet para Kuvendit, për shkak të disa takimeve nw Europw.
Ai ka zgjedhur që gjithsesi të jetë i pranishëm nëpërmjet rrjeteve sociale.
Kryedemokrati ka postuar një video në Facebook duke dhënë mesazhin se “lufta është për një kauzë të drejtë, për të çliruar qeverinë nga krimi dhe për të pasur zgjedhje të lira”.
“Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet! #ShqiperiaSieuropa”, – shkruan Basha mbi videon live të postuar në Facebook.