Pak kohë më parë vendosi të hiqte dorë nga aktivizimi me kombëtaren spanjolle, por Gerard Pike nuk ka refuzuar ftesën e përfaqësueses së Katalonjës.
Të martën u bë publike lista e këtij ekipi, i cili do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Venezuelën. Trajneri Gerard Lopez ka grumbulluar edhe Ksavi Hernandezin, i cili me eksperiencën e tij mund të ndihmojë këtë grup futbollistësh për t’u rritur.
Mark Bartra dhe Romeu janë yjet e tjerë që i kanë thënë “po” kësaj skuadre, e cila ende nuk njihet nga UEFA dhe FIFA, pasi nuk përfaqëson një shtet. Jordi Alba komentoi këtë zgjedhje. “Pike e di vetë se çfarë bën. Ai e ka lënë prej kohësh Spanjën, kështu që nuk ka problem”, tha mbrojtësi.