Sport UEFA nuk e skualifikon Ronaldon, i njëjti dënim si me Simeonen

UEFA nuk e skualifikon Ronaldon, i njëjti dënim si me Simeonen

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, ishte në ankth, por tashmë mund të flejë i qetë, ashtu si shumë kilometra larg Torinos, Cristiano Ronaldo, në grumbullimin e tij me Portugalinë, një rikthim në kombëtare. Komisioni i Disiplinës në UEFA ka marrë vendimin sa i përket festimit të pesë herë fituesit të Topit të Artë në sfidën ndaj Atletico Madridit.

Një gjest i ngjashëm me atë të trajnerit Simeone në Wanda Metropolitano, pas golit të dytë të Atleticos. Asnjë skualifikim, siç edhe ishte frika, por thjesht gjobë (20 mijë euro) dhe paralajmërim.

Ronaldo do të jetë në fushë normalisht ndaj Ajaxit, një ndër viktimat e preferuara të portugezit, duke qenë se i ka shënuar shtatë gola.

Këtë sezon, në Champions, asi portugez ka vetëm 4 gola, por duke qenë se minimalisht janë edhe dy ndeshje, vështirë ta shohim në këtë kuotë.