Në ditën Sulltan Novruzit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk i është shmangur situatës politike në vend.
Kryemadhi ka deklaruar se djegia e mandateve është bërë për dashurinë ndaj kombit dhe e cilësoi nismën e opozitës një betejë që nuk ka përfunduar ende.
“Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita, sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Nëpërmjet djegies së mandateve opozita tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vihen edhe njëherë në shinat dhe shtratin kushtetues.
Për sa i i përket bektashizmit, Abaz Aliu u vra nga Jeziti dhe Mavia, në betejën e Qerbelasë. Kështu që gjithmonë beteja të tilla janë beteja që kanë kosto, por në fund të fundit kanë një vlerë për të sjellë, sikur Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore por duhet të sjellim sot jetën dhe mirësinë për shqiptarët”, tha Kryemadhi.