Reali i Madridit do të jetë padyshim skuadra protagoniste në merkaton e verës. Mediat spanjolle “As” ka bërë një sondazh dhe të gjitha rrugët e çonin Realin te Mbape.
Sulmuesi francez mund të jetë i sakrifikuari i PSG-së në merkaton e verës.
Sipas asaj që raporton “As”, flitet se kampionët e Francës kanë nevojë për një shitje të madhe për të mbyllur gropën prej 150 milionë eurosh, që është krijuar në bilancet e klubit.
Mbape është një ndër lojtarët që kanë për të pushtuar skenën futbollistike dhe Reali është mësuar që këta lojtarë t’i ketë në strofkën e vet. Merkatoja e verës nuk ka nisur ende dhe që tani flitet për një transferim të kampionit të botës te Reali.