Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, foli për “Supersport” pas humbjes me Turqinë, ku sqaroi edhe incidentin me tifozët.
“Kemi lloj-lloj tifozi që vjen këtu. Ai që mund të ketë hedhur atë shishe nuk i përfaqëson “Tifozat Kuq e Zi”. Nuk ishte një ndjenjë e mirë, pasi arbitri na tha të hiqnim ato shishe aty.
Dëgjoja nga tifozët që të mos i hiqnim. Abrashi dhe Xhaka ishin shumë poshtë, ndërsa në pjesën e dytë u tha që ata duhet të ngjiteshin më lart. Sot nuk kemi bërë një ndeshje të keqe, një fitore me Andorën do e ngrejë moralin.
Gjithsesi, kemi shumë ndeshje, dhe sidomos nëse fitojmë me Islandën apo me Turqinë jashtë, do jetë një shans i mirë për ne, që të luajmë gjithçka”, deklaroi Berisha.