Franz Vranitzky, ish-kancelari austriak në vitet ’90, është njeriu që ka mbejtur në kujtesën shqiptare si negociatori i krizës së ‘97-ës. Ai vente e vinte nga Vjena në Tiranë, në përpjekje për të gjetur gjuhën mes palëve, në një krizë nga më të rëndat, që pati si zgjidhje krijimin e një qeverie të Pajtimit Kombëtar.
Megjithatë, ai së fundi nuk ka folur për këtë por për vështirësitë e tij në përpjekje për anëtarësimin e Austrisë në BE. Sepse, siç ka thënë ai, kjo nuk ka qenë aspak e lehtë.
Edhe pse një vend në zemër të Europës, një vend madje që edhe i ka dhënë tonin zhvillimeve europiane, Austria, sipas asaj çfarë ka shpjeguar Vranitzky së fundi, nuk ka qenë fort e mirëpritur në BE, e kjo prej dy vendeve: Francës dhe Rusisë.
Sipas Vranitzky-t, kur ai paraqiti një kërkesë në Bashkimin Evropian për anëtarësim në vitin 1989, disa patën frikë se Austria mund të bashkohej me Gjermaninë.
Vranitzky shpjegoi se Austria, në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si problem më të madh kishte Rusinë, por edhe në Francën, nga frika vendet gjermanofolëse do të merrnin një rol dominues në BE.
“Në bazë të Marrëveshjes së Shtetit, Austria duhej të pyeste të gjithë ish-aleatët. Dhe ato nuk ishin vetëm pyetje formale. Me Francën ka qenë e nevojshëm një proces i gjatë bindjeje. Presidenti i atëhershëm, Francois Mitterrand e kishte frikë domunimin gjerman”, shkruan Kurir-i austriak duke cituar Vranitzky-n, e kujtuar anëtarësimin në vitin 1994.
Austria u zotua për një neutralitet të përhershëm nga Marrëveshja e Shtetit, e cila u nënshkrua me aleatët që e kishin çliruar atë nga nazizmi.
Vranitzky shpjegoi se pas tre apo katër vizitave në Paris ai ishte në gjendje të merrte miratimin.
Po kështu dhe me Moskën, ku ai tha se kishte qëndruar tre ditë atje për t’i bindur sovjetikët që Austria në aspiratën e saj për t’u bashkuar me BE nuk ka qëllime të errëta
I pyetur nëse BE do të ketë më shumë ose më pak anëtarë në 2030 sesa sot, ai tha se ishte vështirë të parashikohej.