Në fundjavë akrepat e orës do të kalojnë 60 minuta para.
Ditën e diel ndryshon ora dhe në orën 2:00 të mëngjesit akrepat do të shkojnë direkt në orën 3:00. Kjo do të thotë se do të flini më pak gjumë, ndërkohë që dita do të zgjatet.
Ndryshimi i orës është bërë për herë të parë gjatë luftës së parë botërore, në 1916, duke i dhënë mundësi energjisë në këtë mënyrë të kursejë çdo vit miliona euro. Por edhe pse perëndimi ka dekada që e përdor ndryshimin e orës, jo të gjithë vendet sot janë dakord për ta mbajtur.
Rusia e ka braktisur ndryshimin e orës që në 2014, ndërsa Europa ishte dhe (ndoshta do të vazhdojë të jetë) për shkak të konfrontimit midis Frontit të Veriut, të udhëhequr nga Finlanda, dhe e mbështetur edhe nga Austria dhe Gjermania dhe pjesa e Jugut. Vendet e veriut, në muajt e verës të mbushura me diell deri në orët e vona, kanë kërkuar heqjen nëpërmjet sondazheve publike, duke e çuar vitin e kaluar këtë temë në dyert e Parlamentit Europian.
Mocioni nuk kaloi në Strasburg dhe ministrat europian vendosën ta shtyjnë këtë çështje në 2012, kur në tryezat e Komisionit Europian do të jenë aktorë të tjerë, pas zgjedhjeve të reja. Ndër vite ora verore, për shumë studiues amerikan dhe europian, konsiderohet e dëmshme për shëndetin për ritmin e gjumit, në mënyrë të veçantë për njerëzit më të brishtë, fëmijët dhe të moshuarit.