Shkarkohen drejtoreshat e Përgjithshme të Doganave dhe Tatimeve.
Vasilika Vjero e Tatimeve dhe Belinda Ekonomi e Doganave kanë lënë detyrën dhe në vend të tyre janë emëruar dy drejtorë të rinj.
Endon Duro do të jetë drejtori i ri i Tatimeve, ndërsa Arlind Gjokutaj do të mbajë postin e drejtorit të përgjithshëm të Doganave.
Mësohet gjithashtu se zonja Ikonomi pas largimit nga Doganat do të bëhet zëvendës ministre e Ekonomisë.
Ndërkohë që nuk dihet posti që do të mbajë Vasilika Vjerro në të ardhmen.
Deri më tani nuk dihen as arsyet e shkarkimit të dy zonjave nga detyra.