Policia e Kurbini ka shkatërruar një miniserë, ku ishin mbjellë fara kanabisi në kubikë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Miloti” policia arrestoi kultivuesin e tyre, një 50 vjeçar i identifikuar me inicialet F.H.
“Policia e Kurbinit pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës hetimore të bërë si dhe kontrolleve të imëtësishme të kryera për këtë qëllim, bëri të mundur gjetjen dhe shkatërrimin e një mini sere në territorin e banesës së shtetasit F.H në Milot, në të cilën ishin mbjellë 295 fara kanabisi në kubikë“, deklaroi policia.
Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim tê bimëve narkotike.