Interi do t’i thotë “mirupafshim” nën kampionit të botës Sime Vrsaljko dhe kampionit të Evropës Cedric Soares, sepse ka një objektiv tjetër: Elseid Hysaj.
Shkodrani i lindur në 1994 tashmë është një nga objektivat kryesore të fushatës së përforcimeve për sezonin e ardhshëm.
Dy takime janë zhvilluar midis drejtuesit e gjigantëve italianë me përfaqësuesit e lojtarit të krahut të djathtë, ku u pa një pëlqim reciprok për mundësinë e transferimit.
Ndërkohë, Napoli pas disa muajsh ku Hysaj dukej jashtë planeve të Ancelottit, ka ndryshuar mendje dhe dëshiron ta blindojë duke i ofruar lojtarit të Kombëtares shqiptare një kontratë prej 2.4 milionë neto në vit.
Por Hysaj nuk është i bindur dhe pret ofertën e Interit.
Milanezët kanë qenë gjithmonë ekipi i tij i zemrës, dhe një transferim aty do të ishte për të një ëndërr.