Përzgjedhja e editorit Çdo 41 sekonda shitet një Golf: 11 fakte për makinën më të...

Çdo 41 sekonda shitet një Golf: 11 fakte për makinën më të besueshme në histori

I lindur për të zëvendësuar ”Volkswagen Beetle”, sot makina ”Volkswagen Golf”, që festoi 45-vjetorin e krijimit, është në gjeneratën e saj të shtatë, ndërkohë që në horizont duket edhe Golf 8.

Një histori e shpikjeve të mëdha teknologjike.

Më poshtë renditen disa fakte interesante për këtë makinë:

1- Më 29 mars 1974 dilte nga fabrika e Volfsburgut (Gjermani) Volkswageni i parë Golf.

2- Ishte lindja e një fenomeni botëror, ku deri tani janë shitur 35 milionë të tilla.

3- Gjatë 45 viteve janë prodhuar çdo ditë 2 000 makina Golf, në Gjermani, Kinë, Brazil dhe Meksikë.

4- Kjo makinë eksportohet në 155 vende.

5- Çdo 41 sekonda në të gjithë botën shitet një Golf.

6- Golfi më i fuqishëm është një GTI W12 me 650 kuaj fuqi.

7- Golfi mbetet makina më e besueshme në histori.

8- Në vitin 1993 një Golf 1 arriti të bënte një milion kilometra.

9- Zotëruesit më të njohur të një Golfi janë ish-papa Benedikti XVI, që u quajt ndryshe ”Papa Golf”. Kjo makinë u shit për 188 938 euro.

10- Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ka ngarë një Golf.

11- Pas pak muajsh fillon gjenerata e tetë e Golfit.