Operacioni “Kimisti” ka prangosur atë e bir, të akuzuar për prodhim e shitje artikujsh dhe mallra industrialë/ushqimorë të kundraligjshëm.
Specialistët e Krimit Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Kimisti”, në kuadër të të cilit kanë arritur të dokumentojnë veprimtarinë e prodhimit në mënyrë të kundraligjshme të disa produkteve ushqimore si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Fabian Gero, 55 vjeç dhe Arnold Gero, 21 vjeç.
Shtetasit e lartpërmendur, kishin modifikuar ambientet e një bodrumi për prodhimin e artikujve të ndryshme ushqimore, duke përdorur ambalazhime të përdorura si dhe duke falsifikuar etiketa të firmave të ndryshme të prodhimeve vendase.
Si rezultat i këtij operacioni, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- Një automjet tip Volksëagen.
- 270 shishe plastike 1.5 kg me mbishkrimin Vaj sallate Himara dhe vaj ulliri Himara
- 150 l vaj ulliri i hapur pa etikete.
- Arome vaj ulliri 40 kg.
- 700 shishe qelqi të mbushura me salcë domatesh me mbishkrimin Fagero.
- Një thes 20 kg i hapur i mbushur me lëndë Sode Kaustike
- 90 kg me lëndë kimike (përdoret për prodhimin e pijeve alkoolike),
- 3 shishe qelqi 1 l me lëndë Acid Nitrik
9.Sapuna me ngjyrë 700 copë
- Një bidon 1l alkool Izopropilik
- Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero Leng Domate Passata
- Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero salc Domate me ereza
- Etiketa stampa Vaj sallate Himara, Vaj ulliri Himara dhe
14.Etiketa stampa Vaj ulliri Himara si dhe etiketa vaj extra vergine
15.Pajisje që shërbenin për prodhime të ndryshme.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga Nenet 288/a, 180 dhe 190 të Kodit Penal.