Kryeministri Edi Rama tha se do merren masa të reja në Kodin Penal për lojërat e fatit.
Gjatë takimit të radhës në Librazhd për zgjedhjet e 30 qershorit, Rama tha se organizuesit e bixhozit do futen në burg.
Edi Rama: “16 pika bastesh ka pasur këtu, futu e dil e lë lekët aty. Mbaroi kjo punë, të gjitha pikat janë kthyer në biznese të vogla, bare, lokale. Por e di që ka akoma probleme me ata që lozin online dhe organizojnë lojëra. Online e ka problem e gjithë bota.
Sot ka ardhur koha të marrim disa masa të reja në Kodin Penal, që po i përgatisim dhe janë të domosdoshme. Kush organizon bixhoz, të shkojë në burg. Nuk ka më jo po shko kape, thirre, do bëhem çun i mirë, dil, vazhdo. Jo, të shkojë në burg. Kush organizon bixhoz për të tjerët, në një vend ku bixhozi është i ndaluar të shkojë në burg.”