Astrit Patozi, një nga figurat më të njohura të “disidentëve” që janë larguar nga Partia Demokratike ka komentuar nw televizionin A2News protestën e sotme në llupën më të gjerë të dinamikave politike në vend.
Sipas Patozit, “protesta e opozitës po shndërrohet në një protestë ‘Astiri’, pra të një grupi që ka një problem, por që nuk afekton shoqërinë shqiptare”.
Për ish-kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, “njerëzit nuk po e konceptojnë si një problem kombëtar, dhe kjo reflektohet edhe në numrat e të pranishmëve. Shoqëria po imunizohet dhe nuk përben lajm serioz fakti që çdo seancë parlamentare ka një proteste, dhe një herë në muaj një protestë më të madhe”.
Sot lideri i PD-së mungonte, por Patozi ka një këshillë për Bashën: “Nëse ka energji për të shpenzuar, më mirë ta shpenzonte në Shqipëri, sepse çdo orvatje jashtë do të jetë një përpjekje e palavdishme”, nga momenti që sipas tij “Basha nuk gjen asnjë dyer të hapur në Perëndim, madje edhe po të shkonte në Korenë e Veriut do të kishte probleme”.
“Uroj që ish shtëpia ime politike të zgjohet dhe të kuptojë që ka bërë gabim, por nuk shoh asnjë pendesë. Por nuk mund të presësh reflektim kur vetëvritesh”, thotë Patozi.
Po ku e sheh veten Patozi, në Parlament? “Jam votues i të djathtës, midis atyre që dogjën mandatet dhe ata që u futën, unë votoj këta të dytët, edhe pse në kushte normale do të zgjidhja të tjerë” sepse “djegia e mandateve është akt lufte, e justifikuar vetëm me vendin në prag të luftës civile, gjë që nuk shikoj”.