Një grua në Afrikën Jugore, shtëpia e së cilës u shkatërrua nga përmbytjet e ciklonit vdekjeprurës muajin e kaluar, lindi një vajzë të vogël, ndërsa ishte në majë të një peme mangoje.
Nëna Amelia u ngjit në pemë me djalin e saj 2-vjeçar, ndërsa përmbytjet e shkaktuara nga cikloni “Idai” zaptuan shtëpinë e saj në Mozambikun qendror.
“Nuk kisha zgjidhje tjetër përveçse të ngjitesha në një pemë, isha vetëm me djalin tim. Pastaj më filluan dhimbjet dhe nuk kisha asnjë person për të më ndihmuar“, tha ajo për UNICEF.
“Brenda pak orëve linda fëmijën time Sara, në maj të pemës mango. Isha krejtësisht e vetme me djalin tim“. Gruaja qëndroi në pemë 2 ditë pasi jeta e tyre në tokë rrezikohej nga ujerat e shumta. Sipas të dhënave deri më tani 700 persona gjetën vdekjen nga përmbytjet dhe numri pritet të rritet sepse komuniteti tani po përballet me sëmundje të shumta, përfshi edhe kolerën.