Apple ka qenë prej vitesh kompania më fitimprurëse në botë. Por, stafetën e ka marrë kompania shtetërore e naftës në Arabinë Saudite, “Saudi Aramco”, e cila është duke u përgatitur të futet në bursë.
Kompania u detyrua të publikojë të dhënat financiare, të cilat u vlerësuan nga Moody. Fitimet e Saudi Aramco llogariten në 111.1 miliardë $ në 2018.
Në fakt, fitimi i saj neto sipas Bloomberg është i barabartë me të ardhurat e Apple, kompanisë mëmë Google Alphabet dhe Exxon Mobil së bashku. Që nga vitet 1970 kur kompania u shtetëzuara, bilancet e saj ekonomike mbaheshin sekret.
Fitimet e një kompanie janë të detyrueshme të publikohen vetëm kur ajo operon në bursë.
“Saudi Aramco” ishte parashikuar të futej në bursë vitin e kaluar, por është shtyrë për vitin 2021.