Një shqiptar është arrestuar në Chieti të Italisë me 3.5 kg kokainë. 26-vjeçari H.K, nga Durrësi, por banues në Emilia Romagna, u ndalua gjatë natës në San Salvo nga ana e policisë, për një kontroll.
Në makinën tip “Mercedes Class B”, u gjet 3.5 kg kokainë. Ajo ishte të fshehur në sediljen e pasme. Në pranga ra edhe një tjetër shqiptar, i cili ishte pasagjer. Ai është identifikuar si 30 vjeç, me inicialet F.C. Këtij të fundit i janë gjetur një shumë e madhe parash dhe kishte rolin e transportuesit. Është vlerësuar se droga e konfiskuar do të kishte një vlerë tregu prej 500 mijë eurosh.