Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një deklaratë për mediat komunikoi pezullimin nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
Ministrja Besa Shahini deklaroi se ka marrë vendimin për të ardhur në një zgjidhje të ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës.
Vendimi për shkarkimin e Rektorit Koni, merret nga Presidenti Meta, për të cilit Shahini shprehet se ka bindjen se Meta të marrë vendimin e duhur për shkarkimin e tij.
“E vështirë të marrësh vendimin për pezullimin e një rektori të zgjedhur me vota. E bindur që presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës”, tha Besa Shahini.