Shëndet 10 mënyra për të rënë në peshë në një kohë të shkurtër

10 mënyra për të rënë në peshë në një kohë të shkurtër

1.    Ha një mëngjes që të përmbajë 300 kalori
“Unë e anashkaloja çdo mëngjes, por tani nuk dal kurrë nga shtëpia pa e konsumuar atë. Konsumoj gjithnjë 300 kalori me përzierje të shëndetshme proteinash dhe drithërash. Vakti im përbëhet nga një sanduiç me gjalpë natyral kikiriku dhe gjalpë molle. Ajo ma heq urinë kështu që konsumoj më pak gjatë ditës. Në më pak se një vit kam rënë rreth 30 kg” – Bo Tulsa, OK.

2.    Ushtrime gjimnastikore
“Përpiqem të bëj ushtrime gjimnastikore në periudha të shkurtra atëherë kur kam mundësi, si për shembull hedhje, kërcime ose aerobi si në reklamat televizive. Kjo djeg kaloritë ekstra. Tani rrobat më përshtaten dhe ndjehem më mirë se kurrë” – Megan Tiscareno, Hammond.

3.    Largoni veset
“Hoqa dorë nga duhani, dhe menjëherë pas kësaj nisa palestrën dhe fillova të punoj me një trajner personal. Nuk ishte e mundur të ushtrohesha dhe të ndjehesha e shëndetshme nëse vazhdoja të tymosja. Për tre muaj rashë 17 kg” – Leila Fathi, Memfis.

4.    Bëni një spastrim
“Në fillim pastrova totalisht qilarin tim. Hoqa ushqimet që i mbi-konsumoja, si akulloret dhe i zëvendësova me ushqime që përmbajnë pak kalori si farat e pjekura të lulediellit ose me drithëra speciale. Fillova automatikisht të bëja zgjedhje më të mira. Tani jam më  e hollë se sa isha para se të kisha 2 fëmijë” – Lori Feldman.

5.    Kontribuoni në shëndetin tuaj gjatë orëve të lira
“Pas pune, kolegët e mi dhe unë gjithnjë shkonin për darkë – dhe zakonisht konsumonim gjëra të skuqura. Pastaj filluam t’i ndryshojmë gjërat. Në vend që të dilnim për darkë, ne ecnim ose bënim vrap. Një vit më vonë, rashë 18 kg në peshë” – Ellen Setzer, Cleveland.

6.    Motivoni veten tuaj
“E mbusha Ipod-in tim me këngë që më shtynin të shkoja në palestër. Ato këngë më jepnin energji dhe vullnet për të punuar me veten. Tani ngaqë dua të dëgjoj të gjitha këngët në listën time, ushtrimet e mia gjimnastikore zgjasin më shumë. Dy  muaj më vonë rashë 6 kg dhe këmbët  mia janë shumë të shkathëta.” – Kara Marshall, Nju Jork.

7.    Konsumoni perime
“Duke shtuar perime tek ushqimet që unë dua – si për shembull tek picat në vend të specit djegës, hidhja spec jeshil – ndihesha aq e ngopur sa nuk kisha më vend në stomak për të ngrënë gjëra të tjera si patatet e skuqura ose ëmbëlsirat. Fustanet që blija tani ishin me një masë prej 4 numrash më poshtë.” – Janessa Mondestin, Nju Jork.

8.    Bëni vrap
“Në mënyrë që xhinset e mia të ngushta të më bënin sërish, fillova të bëja 20 minuta vrap në ditë gjatë orës së drekës. Në dy muaj, humba 9 kg, kisha një mal me energji. Kurse ato xhinset që doja, tani më rrinë të gjera” – Lauren Castor, Anniston

9.    Joga ju vjen në ndihmë
“Joga është shndërruar në faktorin kryesor  të marrëdhënies së trupit tim me ushqimin. Duke e praktikuar disa herë në javë. Tani jam më e ndërgjegjshme për ato që ha dhe ndaloj atëherë kur e ndjej stomakun plot. Masën e xhinseve tani e kam një numër më poshtë dhe celuliti im është zhdukur” – Jessica Nicklos, Morgantoën.

10.    Mos konsumoni ushqimet në sasi të mëdha
“Kur haja në fast-food, kisha tendencën që gjithnjë t’i merrja vaktet në sasi të mëdha. Kurse tani ndihem tepër e kënaqur që porosis vetëm një lloj ushqimi, dhe në sasi të vogla. Deri më tani, kam rënë 7 kg në 7 javë. Jam në rrugën për t’u bërë akoma më e hollë seç isha në gjimnaz” – Miranda Jarrell, Birmingham.