Kryesore Analistët në Mal të Zi: Pas protestave fshihet Rusia, e pakënaqur nga...

Analistët në Mal të Zi: Pas protestave fshihet Rusia, e pakënaqur nga pozita në Ballkan

Rusia në Ballkan do të arrijë ndikim edhe më të madh dhe nuk është ë kënaqur me situatën aktuale, sidomos pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO – konkluduan kështu, redaktor i gazetës Daily me bazë në Podgoricë, Goran Popoviçc dhe analisti politik Dushan Janjiç.

Ata, duke folur për televizionin malazez New M, ranë dakord se për ta nuk ka dyshim që Rusia nuk është e kënaqur me trajtimin e tyre dhe pozitën e saj aktualisht në Ballkan.

Popoviç tha se Mali i Zi, gjatë rrugës së integrimit për në BE, e ka të rëndësishme që të mbrojë veten nga ndikimi i fuqive të huaja.

Siç tha ai, në Mal të Zi ka ende organizatat politike dhe individët të cilët kundërshtojnë anëtarësimin në NATO dhe përdorin çdo mundësi për të prodhuar çdo lloj jostabiliteti. Qëllimi tyre sipas tij, është që të zëvendësojnë autoritetet aktuale që më pas të rishikojnë vendimin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

“Pra, është një fakt i qartë se prapa këtyre protestave që lindin në mënyrë spontane, pa ndonjë arsye të fuqishme, qëndrojnë disa organizata politike që janë udhëzuar të përshtaten”, tha Popoviç.

Ndërsa Janjiq tha se në rastin e Malit të Zi dhe Serbisë “ka ndikim të konsiderueshëm Rusisa”.

Të dy ranë dakord se në Mal të Zi dhe në vendet e rajonit ka forca të jashtme pas protestës.

Siç dihet, paralel po zhvillohen protesta në Tiranë e Beograd, të cilat kanë çuar në emërtesën “Pranverë ballkanike”, por që Brukseli e zhvlerëson me forcë duke thënë se nuk ka kurrfarë “pranvere” të tillë, pasi nuk ka dhe arsye të forta e objektive për këtë.