Eleni Foureira do të performojë edhe këtë vit në festivalin evropian të muzikës, i njohu si Eurovision.
Këngëtarja shqiptare, e cila vitin e kaluar përfaqësoi shtetin e Qipros, do të jetë e ftuar e natës finale të kësaj gare që do të mbahet në Izrael.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë personale në Instagrami dhe ka shprehur mirënjohje për këtë.
“Jam e nderuar dhe shumë e lumtur të tregojë se do të performojë në natën finale të Eurovisionit. Mezi po pres të risjellë kujtimet e vitit të kaluar”, ka shkruar ndër tjerash bukuroshja jonë në rrjetet sociale.
Theksojmë se Jondia Maliqi me këngën “Ktheju tokës” do ta përfaqësojë Shqipërinë në Tel Aviv.
Këngëtarja jonë do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale më 16 maj.